Djali i ish-Presidentit Nishani heq dorë nga nënshtetësia shqiptare

Djali i ish-Presidentit Bujar Nishani ka vendosur që të heqë dorë nga shtetësia shqiptare.

Marketing

Ersilio Bujar Nishani ka lënë shtetësinë e Shqipërisë dhe faktin është konfirmuar nga fletorja zyrtare.

Në dekretin e 18 marsit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, midis personave që kanë vendosur të heqin dorë nga pasaporta shqiptare është edhe djali i ish-Presidentit Nishani.
Arsyeja e vendimit nuk dihet, prej kohësh djali i Nishanit vijon studimet në Austri.