







Tashmë është zyrtare; tenisti serb Novak Xhokoviç do të marrë pjesë në Australian Open, edhe pse i pavaksinuar.
Numri 1 në botë për momentin, më herët kishte refuzuar të tregonte statusin e tij të vaksinimit, përkundër rregullave te vendosura nga organizatorët.
Ai kishte lënë të nënkuptohej se nuk ishte vaksinuar dhe nuk do të vaksinohej për të marr pjesë në Australian Open Kjo kishte ngritur shume shqetësime tek tifozët e këtij sporti dhe tek fansat e tij.
Por duket se organizatorët e këtij eventi kanë bërë një hap pas, duke i siguruar tenistit një leje speciale udhetimi për në Australi me qëllimi pjesmarrjen në Grand Slam.
Lajmi është bërë i ditur nga vet sportisti me anë të një postimi në rrjetet sociale. Tenisti serb shihet si favorit i këtij turneu dhe pjesmarrja e tij do të lumturonte fansat e këtij sporti.