



Dhjetë mijë vaksina “AstraZeneka” donacion nga Kroacia do të mbërrijnë në vend sot dhe javën e ardhshme priten 10.000 vaksina “Sputnik”. Vaksinat nga “Fajzer”, “Sinovak” dhe “Sinofarm” po aplikohen në pikat e kontrollit.
Deri më tani, gati 335 mijë qytetarë kanë marrë vaksinën, dhe 223 mijë janë imunizuar plotësisht, pra me dy doza.