Osmani vendosi Agjendën e Gjelbër si prioritet të rajonit

Dje dhe sot (1 dhe 2 korrik) në Ohër dhe Oteshevë po mbahet Konferenca më e madhe ndërkombëtare që ka organizuar Maqedonia e Veriut ndonjëherë- Prespa Forum Dialogue. Ngjarje kjo e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme. I pari i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka pritur në Forum krerë të shteteve nga rajoni, Ministra të Jashtëm dhe aktivistë me ndikim nga shoqëria civile.

Marketing

Osmani në këtë Forum ka theksuar edhe ngjyrën e gjelbër, që përfaqëson Agjendën që kanë proklamuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim, si platformë politike që do të zbatohet nga kjo parti në të ardhmen.
Agjendën e gjelbër përveç politikat ambientaliste e karakterizojnë edhe lëvizjet për ndërtimin e paqes, në këtë drejtim kanë qenë edhe porosit e Osmani në ngjarjen kryesore të Forumit:

“Nga kjo perspektivë, rezultatet na japin të drejtën të konkludojmë se këta tre marrëveshje- e Ohrit, Prespës dhe e Miqësisë me Bullgarinë, kanë vendosur itinerarin që na tregon se kah duhet të lëvizë Ballkani Perëndimor, me qëllim që të arrihen synimet strategjike për integrim në BE dhe anëtarësim në NATO dhe me këtë të na lirojnë nga barra e termit “Ballkanizimi”. Termi shpesh llogaritet si sinonim për ndarje, mospajtime dhe zënka, të imponuara nga gjeografia, si dhe rrethanat politike, por ne jemi të gatshëm të ndryshojmë këtë”.