Dodik diagnostikohet me koronavirus

Anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, u diagnostikua të martën me pneumoni dhe koronavirus.

Marketing

Lajmi u bë i ditur nga Qendra Klinike Universitare në Banja Llukë, një ditë pasi Dodik u shtrua në spital “me të vjella dhe dhimbje në stomak”.

“Gjendja shëndetësore e Dodikut është stabile, ai ndjehet mirë dhe po merr terapinë e duhur”, thuhet në njoftim.

Zyra e Dodikut ka thënë më herët se ai ka dalë negativ në testin për koronavirus më 19 dhjetor.

Dodik, 61 vjeç, është testuar dhe vetizoluar pas takimit me një person të infektuar.

Marketing