Dokumenti që tregon prejardhjen e Hasan Prishtinës dhe kush ishte truproja e tij (VIDEO)

Në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në KlanKosova, këtë javë i ftuar ishte fotografi dhe poeti Nesim Ispahiu, që vjen nga komuna e Vushtrrisë e që është i lindur në vitin 1935, ku ka rrëfyer detaje për lashtësinë e Vushtrrisë dhe jo vetëm.

Marketing

Ndër të tjera ai ka folur edhe për njërën ndër figurat kyçe të shqiptarëve, Hasan Prishtinën që ka po ashtu prejardhje nga qyteti i Vushtrrisë.

Gjithashtu, Ispahiu tregoi se kush ishte njeriu kyç i sigurisë së Hasan Prishtinës, duke treguar se i njëjti kishte punuar furrtar në Vushtrri.

“Ibrahim Kordhaku ka qenë katër vjet truproja kryesore e Hasan Prishtinës, ka punuar si furraxhi këtu në Vushtrri. Shumë kemi pas me të lidhje. Djali i tij është gjallë në Prishtinë. Hasan Prishtina i ka pasur lidhjet kryesore nga Vushtrria”, tha Ispahiu.

Ispahiu po ashtu foli edhe për zhurmën e madhe që bëhet për prejardhjen e Hasan Prishtinës, ku tregoi për një dokument që tregon shumëçka për këtë temë, të cilin mund ta shihni ekskluzivisht në videon më poshtë. /Klankosova.tv