Don Xhoni reagon për videon e gjyqtares së Elbasanit në TikTok me këngën “Maffia”

Don Xhoni ka publikuar një video në Instastory.

Marketing

Don Xhoni është emër i ri në tregun e muzikës shqiptare, por që është shumë premtues.

Ndonëse reperi nuk ka shumë projekte të publikuara, ai po pëlqehet shumë nga publiku dhe fansat e tij, ku së fundi ka bërë bujë në media një ‘fanse’ shumë e veçantë e tij.

Sipas urdhrit të Artur Metanit, Enkeleda Kapedani e cila është gjyqtarja e qytetit të Elbasanit do të hetohet nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë për shkak të disa videove që ka postuar në TikTok.

Kryetarja e Gjyqit të Elbasanit ka publikuar disa video provokuese nga zyra e saj në Gjykatën e Elbasanit në profilin e saj të TikTok ku shihej duke shëtitur korridoreve të Gjyqit nën tingujt e këngës “Maffia”.

Enkeleda po pozonte joshëse brenda Gjykatës së Elbasanit teksa Don Xhoni po këndonte “Mafi Mafi Mafia. Rrethi jem o mafios” në sfond.

Reperi natën e mbrëmshme ka reaguar në Instagram përmes një videoje, ai publikoi në Instastory një sekuencë nga lajmet e ditës ku flitej për reperin dhe TikTok-un e gjyqtares.

Ai krahas videos vuri edhe një figurë ku inicion se kjo ishte ‘diçka interesante’ dhe se i ka bërë përshtypje atij.

Marketing