Lajçak: Arsyeja e vizitës në Kosovë është përgatitja e takimit Kurti-Vuçiq

Zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak janë duke qëndruar në Kosovë.

Marketing

Lajçak tha se arsyeja kryesore e vizitës në Kosovë është përgatitja e takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq për dialogun Kosovë-Serbi.

“Qëllimi parësor i kësaj vizite është të përgatitet takimi i parë i nivelit të lartë mes kryeministrit Kurti dhe Vuçiqit i cili do të mbahet pas pak ditësh në Bruksel, prandaj unë jam këtu”, tha Lajçak gjatë një konference për media.

Marketing