Palmer: SHBA e mbështet fuqishëm dialogun, s’jemi palë, veç partner

Zëvendësndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matthew Palmer, tha se shteti i tij e mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi.

Marketing

Ndonëse tha se nuk janë palë në dialog, por vetëm partner që synim kanë avancimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve.

“SHBA- ja e mbështetë fuqishëm dialogun. Ne nuk jemi palë më dialog po partnerë duke punuar edhe me Beogradin edhe me Prishtinën. Bashkë do të mbështesim dhe avancojmë qëllimin e avancimit të tyre.

Pres të punoj me Miron dhe ekipin e tij për të çuar para procesin dhe për të arritur procesin për progresin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

Marketing