Donald Trump ndryshon profesion, do komentojë ndeshjen e boksit

Ish -Presidenti Donald Trump duket se ka ndërruar profesion. Mediat e huaja shkruajnë se ai dhe djali i tij, Donald Trump Junior, do të jenë komentatorë të një ndeshje boksi që do të zhvillohet më datën 11 shtator që përkon më 20 vjetorin e sulmeve terroriste.

Marketing

Trump do të komentojë ndeshjen që do të zhvillohet midis Evander Holyfield dhe Vitor Belfort në Hollywood, Florida.

Luftimi me 8 raunde është parashikuar të mbahet në kazinonë “Seminole Hard Rock Hotel” në Florida dhe konsiderohet si një ndeshje mes profesionistësh dhe jo një shfaqje.

Trump njihet për pasionin që ka për boksin dhe sporte të ngjashëm me të, pasi më herët ka organizuar ndeshje në kazinotë e tij në Atlantic City.

Fite.tv, e cila po promovon ndeshjen, tha se Trump do të jetë “drejtpërdrejt gjatë ndeshjes pa asnjë ndalim

Marketing