Iniciativa “Gostivari që dua”, kërkon zgjidhje të problemit për mungesën e parkingjeve në qytet

Përmes një deklarate për media, anëtari i kësaj iniciative, Dr.Aziz Dauti tregoi se problemi me parkingjet është faktori kyç i gjithë kaosit dhe trafikut të rënduar në qytet.

Marketing

“Të nderuar përfaqësues të mediumeve. Në fillim më lejoni tu falimideroj që po ndiqni aktivitetet e Iniciativës qytetare “Gostivari që dua”. Qëllimi i konferencës për shtyp sot nga pjesa qendrore e qytetit është problemi me komunikacionin në qytetin e Gostivarit. Trafik i stërngarkuar, troturare të bllokuara, rrugë me gropa. Ky do të ishte pasqyrimi më real mbi gjendjen që aktualisht mbizotëron nëpër rrugët e Gostivarit. Në 20 vitet e fundit komuna e Gostivarit ka pësuar shumë ndryshime hapsinore dhe demografike, ndryshime këta që kanë ndikuar drejtpërdrejtë në shkallën e zhvillimit të trafikut urban. Prandaj, nevoja për vendosje të rendit dhe krijimi i kushteve mbetet imperativ i kohës”, tha Dauti, duke shtuar që: “Jemi dëshmitarë të tollovive që krijohen në trafik sidomos gjatë verës ku qyteti mbipopullohet me ardhjen e mërgimtarëve në vendlindje, prandaj ndërmarrja e masave konkrete në përmirësimin e situatës janë urgjente dhe të pashmangshme. Gjendja më alarmante paraqitet sidomos me parkigjnet. Mungesa e tyre ndikon që automjetet të parkohen në hapësira jo të përjshtatshme, madje edhe në trotore ku pengohet lëvizja e qytetarëve”.

Dauti poashtu zbuloi dhe disa plane për eleminimin e përhershëm të trafikut të rënduar me qëllim që qytetarëve të ju mundësohet lëvizje e lirë dhe mos të kemi më vetura të parkuara në vendkalimet e shenjëzuara për këmbësorë apo edhe trotuare.
“Ne si Iniciativë konstatojmë që qyteti i Gostivarit ka mungesë të madhe të vendparkimeve, prandaj në Programin për Gostivarin që dua, kemi paraparë hapa konkrete në tejkalimin e kësaj situate, edhe atë.
1.Përmirsimi i hapsirave për parkim në disa rrugë egzistuese.

Shtimi i hapsirave përparkim tek banesat kolektive
Ndërtimi i kater garazhave në kate me kapacitet 350 vend parkingje në këto lokacione: Garazhë në kate pas objektit të kompanisë energjetike ELEM, garazhë në kate afër sallës së sportit, dy garazha në kate afër spitali të qytetit.
E nevojshme për debllokimin e trafikit të dendur sidomos në pjesën qendrore të qytetit është edhe ndërtimi i parkingje të reja të hapura.
Që të kemi komunikacion më funksional, në Programin për Gosivarin që duam parashikohet rikonstruimi i rrugëve dhe trotuareve, depërtimi i bulevarit Vëllezërit Gjinoski, ndërtimi i një ure të re, vendosja e elementeve mbrojtëse, shenjëzimi, hapja e rrugëve të reja si dhe ndërtimi i qarkores në hyrje dhe dalje të qytetit.
“Iniciativa jonë nuk ka qëllim të drejton gishtin ndaj askujt për gjendjen e krijuar. Intenca jonë është të gjejmë zgjidhje dhe qyteti i Gostivarit të ketë një trafik të normalizuar dhe funksional. Ju faleminderoj ekipeve të mediumeve që po na ndihmoni që zëri jonë të arrijë deri tek institucionet, qytetarët dhe veçanarisht kryetari i ardhshëm që do të fiton besimin e qytetarëve të Gostivarit për të drejtuar komunën në mandatin e ardhshëm 4 vjeçar”, përfundoi komunikimin me gazetarët anëtari i Iniciativës, Dr.Aziz Dauti.
Trafiku i rënduar dhe mungesa e parkingjeve që njihet si një ndër problematikat më të mëdha të banorëve të Gostivarit, ishte tema për të cilën sot reaguan nga iniciative Gostivari që dua.