Donald Trump takon Kim Kardashian, diskutojnë për reformat në burgje

Ylli televiziv amerikan, Kim Karadashian West, ka takuar Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump në zyrën ovale, për të diskutuar çështjen e reformave në burgje.
Kim Kardashian specifikisht ka trajtuar çështjen e amnistisë së mundshme të një gjysheje 63 vjeçare e cila është dënuar me burgim të përjetshëm.

Marketing

Alice Marie Johnson qëndron prapa grilave për më shumë se dy dekada për një vepër të bashkëpunimit të shpërndarjes së drogës.

Raportohet se për këtë rast për disa muaj me radhë Kim Kardashian West ka diskutuar edhe me dhëndrin e Trump, Jared Kushner.
Presidenti Donald Trump e konsideroi takimin mjaft të rëndësishëm, duke ndarë një cicërimë në Twitter.

Marketing