Leipzigu është skuadra e katërt gjysmëfinaliste e edicionit 2022/2023 në Kupën e Gjermanisë. Skuadra e Marco Rose eliminoi Borussian e Dortmundit me rezultatin 2-0.
Në fraksionin e dytë, Leipzigu dominoi përsëri, ndërsa Dortmundi kërkoi të reagonte në fund, në kohën shtesë, por portieri i vendasve ishte maksimalisht i vëmendshëm për të mbajtur portën e tij të paprekur dhe të sigurt kualifikimin.
Pikërisht në momentin kur Dortmundi kërkoi të realizonte golin e barazimit, Laipzigu gjeti befasinë në portën e “verdhezinjëve” dhe Orban realizoi golin e dytë në minutën e 98-të.
2-0 dhe Leipzigu prek përsëri fazën gjysmëfinale, ndërsa Dortmundi nuk ia del të shkojë në këtë fazë për herë të dytë radhazi. Leipzigu u bashkohet skuadrave të tjera të kualifikuara, Freiburg, Stuttgart dhe Frankfurt.