Dramë në Emirates: City merr tri pikët ndaj Arsenal – gola, penallti, karton i kuq

Manchester City kanë marrë tri pikët në ndeshjen e parë të këtij viti kalendarik në Premier League, kundër Arsenal.

Marketing

Në një dramë në Emirates, Citizens kanë marrë tri pikët me fitoren 1:2 përballë Gunners, në një ndeshje me shumë komente për vendimet e gjyqtarit.

Bukayo Saka zhbllokoi rezultatin në minutën e 31’ të takimit, duke dërguar topin në rrjetë pas asistimit të Tierney.Arsenal dominoi në përgjithësi pjesën e parë dhe e mbylli me epërsi minimale.Në pjesën e dytë, Gunners lëshuan gjithçka nga dora. Fillimisht një pakujdesi e Granit Xhakës bëri që City të fitonte penallti në minutën e 55’.

Këtë penallti e ktheu në gol Riyad Mahrez.Katër minuta më vonë, Gabriel u ndëshkua me karton të kuq dhe la Arsenalin me një lojtar më pak.

Ky karton i kuq ishte shumë i komentuar nëpër rrjetet sociale. Për më tepër, ishte vendimtar pasi Arsenal nuk u mbajt dot deri në fund të ndeshjes.

Manchester City ushtroi presion deri në fund dhe gjeti golin e fitores në minutën e 93′, me Rodri.Kjo fitore e çon Cityn në kuotën e 53 pikëve si skuadër lidere, derisa Arsenal mbetet me 35 pikë.