Vlora është një tjetër qark që procesi i numërimit është drejt fundit. Sipas KQZ ka mbetur ende edhe një Qendër Votimi për t’u numëruar, por nga rezultati i deritanishëm Partia Socialiste siguron 8 mandate, ndërsa PD 4.
Lëvizja Socialiste për Integrim në këtë qark mbetet pa mandat.
Krahasuar me 4 vite më parë, PS ka mbajtur të njëjtin numër mandatesh, ndërsa PD ka rikuperuar 1 mandat, duke shkuar në 4.
Ndërsa LSI ka humbur mandatin e saj në këtë qark.