Drejtori Halili prezantoi hulumtimet në konferencën e Komisionit Evropian

Drejtori i NP “Radiodifuzioni Nacional”, Dr. Festim Halili i ftuar nga Komisioni Evropjan mori pjesë në konferencën e Zgjerimit dhe Integrimit me temë diskutimi “Transformimi digjital të dhënat dhe inteligjenca artificiale në Ballkanin Perëndimorë”.

Marketing

“Prezantuam hulumtimet shkencore në zhvillimin e Inteligjencës Artificiale dhe zbatueshmërinë në Ballkanin Perëndimor.

Përfundon konferenca e shkëlqyer ndërkombëtare e mbështetur nga Komisioni Evropian (JRC).

Krijojmë rrjetizim të institucioneve shtetërore, akademisë, shoqërisë civile dhe bizneseve në zbatim të transformimeve digjitale, të dhënave dhe inteligjencës artificiale” shkruan në faqen e tij zyrtare në facebook drejtori Halili.

Marketing