Drejtori nga Gostivari siguron “kasko” veten e tij!

Drejtoria e Ndërmarrjes Publike “Parkingu i qytetit dhe gjelbërimi” në Gostivar i udhëhequr nga drejtori Muzafer Zulbehari, ka lidhur kontratë me personin juridik SHA Polisa e Sigurimit Shkup, si bartës i furnizimit për sigurim të udhëheqësisë me polisë të sigurimit deri më 300.000 denar pa TVSH, shkruan portali PaCensurë.

Marketing

Kontrata e lidhur më datë 25.06.2018, zgjat një vit dhe përkundër asaj që sipas ligjit jo vetëm drejtori por edhe të gjithë të punësuarit janë të siguruar. Por me këtë veprim drejtori ka mbi siguruar vetëm në një rreth ku rreziku nga një fatkeqësi është minimal.

Për çfarë drejtori ka siguruar veten e tij me këtë shumë të madhe, ngelën e paqartë!

Pa Censurë i ka drejtuar pyetje edhe drejtorit Zulbehari, për ta pyetur se pse ai ka pasur nevojë për një lloj sigurimi të këtillë?! Pa Censurë.

Marketing