Dreka pas nënshkrimit të marrëveshjes: nisi me “gjomlezë” e mbaroi me bakllavë

Askush nuk ka bërë hap të gabueshëm, që të shkatërrojë atmosferën e hareshme dhe të mirë në fshatin Psarades të Greqisë, në kufi mes Maqedonisë, Greqisë dhe Shqipërisë, ku u nënshkrua marrëveshja Maqedoni  – Greqi, madje kjo u pa edhe në drekën e përbashkët në Otoshevë, përcjell Portalb.mk.

Marketing

Ditës me diell dhe “historike” siç e quajtën shumica e mediave, shijen e vërtetë ia ka shtuar edhe ushqimi tradicional maqedonas.

Siç ka mësuar “Nova tv”, menyja ka përmbajtur biftek, djathë të bardhë dhe bakllavë.

Dreka ka nisur me ushqimin tradicional “gjomlezë”, djathë të bardhë, pingjur dhe raki të verdhë “Antika”.

Si pjatë kryesore ishte bifteku i viçit me salcë vere dhe kërpudhash. Si desert u shërbye bakllava dhe pallaqinkë me krem vaniljeje dhe pemë. Tërë kjo u shoqërua me verë prodhim nga Maqedonia, “Tikvesh”.