Dritan Abazoviq ka nënshkruar marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe

Mali i Zi ka nënshkruar marrëveshjen me Kishës Ortodokse Serbe, e cila parasheh rregullimin e marrëdhënieve në mes të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe me bazë në Beograd.

Marketing

Kjo u bë e ditur nga Kryeministri, Dritan Abazoviq, në rrjetin social Telegram.

Marrëveshja është nënshkruar pa paralajmërim paraprak dhe pa praninë e gazetarëve, mëngjesin e së mërkurës në Podgoricë ka mbërritur patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije Periq.

Vila Shtetërore “Gorica”, ku u nënshkrua Marrëveshja Themelore, ndodhet nën masa të rrepta sigurie nga policia.

Marrëveshja Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, që nga momenti i publikimit, shkaktoi konflikte brenda Qeverisë së Dritan Abazoviqit dhe mes anëtarëve të shumicës qeverisëse.

Një pjesë e mazhorancës qeverisëse, DPS dhe Partia Socialdemokrate, njoftuan se Marrëveshja Themelore është kundër interesave kombëtare të Malit të Zi, nuk është në pajtim me Kushtetutën e Malit të Zi dhe me ligjet malazeze.

Kryeministri Dritan Abazoviq hodhi poshtë po ashtu, kundërshtimet e paraqitura nga organizatat joqeveritare, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Malit të Zi dhe institucionet e tjera për versionin e Marrëveshjes Themelore. Pas nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore e para reagoi Partia Demokratike e Socialistëve e Millo Gjukanoviqit, e cila njoftoi se do të ndërmarrë nismën për votëbesimin e Qeverisë së Dritan Abazoviqit. DPS-ja e Gjukanoviqit, si partia më e madhe në Parlament, deri më tani e ka mbështetur Qeverinë pakicë të Dritan Abazoviqit. Ajo, gjithashtu, ka dhënë mbështetjen e nevojshme në Kuvend për funksionimin e saj. Marrëveshja Themelore që rregullon marrëdhëniet ndërmjet Kishës Serbe dhe shtetit të Malit të Zi parasheh një sërë detyrimesh të shtetit ndaj kishës.

Me marrëveshje, shteti njeh vazhdimësinë ligjore të kishës që nga viti 1219, gjashtë shekuj më shumë se Kisha Ortodokse Serbe në Serbi. Marrëveshja i jep Kishës Ortodokse Serbe kompetenca ligjore publike dhe hap mundësinë e futjes së arsimit fetar në shkolla.

Përveç kësaj, autoritetet shtetërore nuk mund të ndërmarrin masa sigurie në ndërtesat e kishave pa miratimin paraprak të autoriteteve kompetente të kishës, kurse shteti ka marrë përsipër të regjistrojë pronat e paluajtshme të paregjistruara në pronësi të dioqezave të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.