Dua Lipa dhe Puma lansojnë koleksionin “FLUTUR”

”FLUTUR” quhet koleksioni më i ri i kompanisë Puma, i cili është bërë në bashkëpunim me këngëtaren me prejardhje shqiptare, Dua Lipa.

Marketing

Lajmin e ka bërë të ditur Dua përmes një postimi në ”Instagram”, ku ka thënë se menxi pret që ta sheh koleksionin tek njerëzit.

Marrëveshja Puma-Dua Lipa është bashkëpunimi i parë i dyshës, e cila përmban koleksionin për veshje sportive.

Dua ka postuar edhe fotosesionin ku shihet me veshjet sportive nga koleksioni i ri.

”Koleksioni Flutur është lansuar. Dua X Puma, mezi po pres të iu shoh të veshur me to”, ka shkruar Dua.

Koleksioni i parë “Flutur” është i frymëzuar nga vitet ’90, thuhet se do të përfshijë katër pjesë në stilet e veshjeve dhe këpucëve dhe përmban një logo të re që kombinon logon e Pumas me një flutur.

Sukseset e Duas nuk kanë të ndalur, pak javë më parë ajo mori çmimin “Artistja ndërkombëtare e vitit” në NRJ Music Awards.

Gjithashtu, ka pranuar edhe çmimin e Lidershipit të Shquar Artistik në Këshillin Atlantik.

Kujtojmë se, kënga “Levitating” u bë kënga më e dëgjuar e vitit në Billboard Hot 100, duke i shkruar edhe një sukses më shumë Duas, në krijimtarinë artistike.