Dua Lipa e konfirmon se do të performojë edhe sivjet në Sunny Hill Festival

Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, e ka konfirmuar se sivjet do të performojë në “Sunny Hill”, festivalin që organizohet nga vetë ajo dhe babai i saj, Dukagjin Lipa, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Marketing

Lipa ka shpërndarë posterin me foton e saj, ku bëhet me dije se do të jetë performuese.

“Po vij në shtëpi, shihemi në gusht”, ka shkruar Dua.

Ndryshe, “Sunny Hill Festival” do të mbahet në Prishtinë më 4, 5, 6 dhe 7 gusht. Në këtë festival do të performojnë këngëtarët më të famshëm. Në mesin e atyre që do të performojë janë dhe J-Balvin dhe Diplo.