“Duhet të jemi të përgatitur”,Mbretëria e Bashkuar mund të izolohet sërish

Duket se, Mbretëria e Bashkuar, gjendet në një pikë kyçe me pandeminë e koronavirusit.

Marketing

Qeveria e Boris Johnson po shqyrton mundësinë e vendosjes së masave më strikte për të ngadalësuar përhapjen e infeksionit.

Njoftimi erdhi nga ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, i cili bëri thirrje për të respektuar udhëzimet dhe rregullat në fuqi.

“Nëse çdokush ndjek rregullat, atëherë ne mund të shmangim një tjetër izolim kombëtar. Por sigurisht, ne duhet të jemi të përgatitur për të ndërmarrë vendime, nëse ato janë të nevojshme”, u shpreh Matt Hancock, ministër i Shëndetësisë në Britani.

Ministri shtoi se britanikët kanë shijuar lirinë gjatë verës, por tani ka ardhur koha që të gjithë të ndjekin rregullat. Hancock bëri me dije se aktualisht qeveria po vlerëson vendosjen e një izolimi total në Londër.