“Duje” nga Familja Kelmendi prin si performanca më e mirë e provës së parë në “Eurovision

Albina Kelmendi me familje përfaqësojnë këtë vit Shqipërinë në Eurovision.
“Duje” titullohet kënga e tyre që mbledh gjithë familjen, shkruan lajmi.net.
Kënga po merr vëmendje të madhe dhe kritika pozitive nga faqet që merren me festivalin dhe fansat e shumtë.
Së fundmi, pas provës së parë që u zhvillua të martën, “Duje” është votuar si paraqitja më e mirë.
“Kush e dha provën e parë më të mirë në Eurovision 2023 të martën e 2 majit?”, ishte pyetja në Wiwi Bloggs.

Marketing

“Duje” kryeson nga votat, si më e pëlqyera për nga performanca.