MASh: Dy e-maile për paraqitjen e dhunës në shkolla

Për të ndërtuar një mjedis shkollor paqësor dhe harmonik, në të cilin dhuna e bashkëmoshatarëve nuk do të jetë temë, nevojitet mbështetja e të gjithë aktorëve në shoqëri.

Marketing

Kështu vlerëson ministri i arsimit, Jeton Shaqiri, pas takimit me sociolog dhe pedagog të shkollave, duke theksuar se ministria është bartëse e politikave, por pa pjesëmarrjen në krijimin dhe zbatimin e tyre të institucioneve të tjera, si institucionet arsimore, ekspertët dhe të gjithë qytetarëve, përballja me sfidat do të jetë shumë më e vështirë.

“Fëmijët janë një element shumë i rëndësishëm dhe duhet t’u kushtohet një rëndësi e veçantë në aspektin edukativo-mësimor. Fëmijët në kohën e fundit me një dinamizëm tjetër dhe të gjitha këto ndryshime duhet t’i shohim edhe ne nga një këndvështrim tjetër. Kemi vënë në përdorim dy e-maile, të cilat në gjuhën shqipe paraqitdhunë.mon.gov.mk, si qëllim i menjëhershëm të gjithë fëmijët, nxënësit, prindërit, mësimdhënësit, të cilët kanë raste t’i dorëzojnë deri tek Ministria e Arsimit.”, – deklaroi ministri i MASh-it, Jeton Shaqiri.

Zbatimi i praktikave të mira, efikase dhe evropiane, si dhe informim paraprak përmes platformave për luftë kundër dhunës fëmijërore, është strategjia mbi të cilën do të punojnë pedagog, sociologji, punonjës social dhe njohësit e mirë të çështjeve të sigurisë, me qëllim që të tejkalohet bullizmi nëpër shkollat, për të evituar tragjeditë si ato në Serbi.

“Poenta është se duhet t’i parandalojmë, sepse secili fëmijë është i rëndësishëm, prandaj do të duhet trajnime për mësimdhënësit, bashkëpunëtorët për çështje të arsimit, psikologët dhe prandaj insistuam që të realizohen protokolet, sepse në raste të caktuara edhe vet mësimdhënësit nuk kanë idenë se si të reagojnë dhe ekspertët e këtyre çështjeve të cilët do të na tregojnë se nëse hetohen shenja tek ndonjë fëmijë, si të intervenohet.”, – theksoi profesoresha universitare, Tatjana Stojanovska – Ivanovska.

Nga java e ardhshme, ekipi i cili do të punon në këto raste, do të përforcohet me ekip nga Ministria e Shëndetësisë, asaj e Punëve të Brendshme dhe nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.