Për Komunën e Dibrës projektet nuk kanë të ndalur. Këtë më së miri e dëshmon kryetari Hekuran Duka i cili po punon dhe po angazhohet që dibranët të përfitojnë sa më shumë të mira.
“Sot kisha një kënaqësi të veçantë sepse nënshkruajta kontratën për 12 milion e 57 mijë denarë nga projektet e TAV për Komunën e Dibrës, shumë e cila do të investohet në infrastrukturën rrugore.
Javët në vijim do të ketë edhe më shumë lajme të mira për komunën tone”, ka shkruar Duka në Facebook.