Transmetuesi publik gjerman, Deutsche Welle, një një editorial referuar vendimit të Këshillit Europian për hapjen e negociatave.
Transmetuesi publik gjerman, Deutsche Welle, një një editorial referuar vendimit të Këshillit Europian për hapjen e negociatave, shkruan se Maqedonia dhe Shqipëria janë viktima të çështjeve të brendshme të vendeve anëtare të BE-së. Franca dhe Holanda gabuan në qëndrimin e tyre, pasi Shkupi dhe Tirana i kishin plotësuar kërkesat që u ishin vendosur përpara, analizon Deutsche Welle
Sipas artikullit, politikanët francezë dhe holandezë vepruan në këtë mënyrë për të kënaqur të djathtën ekstreme në vendet respketive. “Nuk dihet nëse e kanë arritur këtë gjë apo jo, por ajo që është e sigurt është fakti se besueshmëria e BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor tashmë është dëmtuar. Me dashje ose padashje, BE-ja sapo i dha një zë më të fortë nacionalistëve duke shtyrë më tej forcat pro-ruse dhe pro-turke, të cilat janë gati të përfitojnë nga çdo boshllëk” , thuhet në analizë.
Argumentet që u paraqitën nga Franca dhe Holanda ishin gati të pabazuara, pasi Maqedonia dhe Shqipëria kanë nisur një rrugë pozitive e cila kishte nevojë për një sinjal më të qartë nga vendet anëtare të BE-së dhe Brukseli në tërësi. Dy vendet, gjithsesi, rekomandohet të vijojnë fuqimisht punën për të kryer reformat e nevojshme, e më kryesisht ato nën sistemet e drejtësisë, analizon Deutsche Welle.