Dy biznesmenë të dyshuar dëshmojnë në rastin “Reketi”

Nga të dyshuar në “Bankën postare” në dëshmitarë për rastin “Reket”. Biznesmenët Tome Gllavçev dhe Zoran Mitrovski dolën me versionin e tyre për lidhjet me të akuzuarit Bojan Jovanovski dhe Katica Janeva. Avokati i Mitrovskit, i cili është pronar i kantinës së Verës “Ezemit”, Sashko Boshkov tha që Jovanovski ka kërkuar 2 milionë euro për ta shpëtuar nga hetimi.

Marketing

Boki më tha që mund të ndihmojë. Më tha, do të kushtoj 2 milionë euro. I thash me zhargonin e Shtipit: “A e din sa para janë këto? – u shpreh Sashko Boshkov, dëshmitar.

Se paratë nuk janë dhënë asnjëherë vërtetuan avokati dhe biznesmeni Mitrovski. Si konsull nderi në Letoni, rastin e ka denoncuar tek ambasadori i Letonisë në vend, i cili e ka njoftuar ministrin e jashtëm, Dimitrov.

Në moment të caktuar kam menduar që Bojan Jovanovski e ka keqpërdorur, por më duhet të them që, pas të gjitha ngjarjeve, Katica Janeva e ka keqpërdorur Bojan Jovanovskin”, deklaroi Zoran Mitrovski, dëshmitar.

Pronari i firmës së Gjevgjelisë, “Noel” Tome Glavçev tha se Boki 13 nuk i ka kërkuar para për t’ia lehtësuar pozicionin e tij në PSP, por ka paguar 100,000 euro për reklamat në 1tv.

Boki 13 është një figurë interesante. Ai ka njohuri për shumë fusha, por më shumë kemi folur për modelin e këmishëve. Ia kam bërë disa këmisha të errëta. Unë e kam pyetur për hetimin kundër meje, jo ai mua. Ai më tha që kishte dëgjuar, por nuk duhet të shqetësohem -tha Tome Glavçev, dëshmitar.

Për avokatët e të pandehurve, deklaratat e dëshmitarëve nuk kanë lidhje me rastin “Reket”.

Iu lejua dëshmitarit të tregojë atë që ai mendonte se ishte e rëndësishme dhe nuk iu parashtruan pyetje nga ana e prokurorisë publike, kështu që dëgjuam gjëra të panevojshme – deklaroi Deljo Kadiev, avokat i Katica Janevës.

Nuk ka dhënie parash. Një dëshmitar deklaroi çfarë kishte dëgjuar nga dëshmitari tjetër, kjo në asnjë mënyrë nuk mund të jetë dëshmi në një procedurë serioze penale siç është kjo – tha Sashko Dukoski, avokat i Boki 13.

Gjykimi për rastin “Reket” vazhdon për dy ditë.

Marketing