E konfirmon Barcelona, merr fund sezoni për Roberton

16:04 | 12 Maj 2021

Marketing

Barcelona ka konfirmuar lëndimin e mbrojtësit Sergi Roberto.

Spanjolli ka pësuar lëndim në këmbën e djathtë dhe ky edicion për të ka marrë fund, transmeton lajmi.net.

Kjo është konfirmuar nga faqja zyrtare e Barcelonës përmes një komunikatë:

“Lojtari i ekipit të parë Sergi Roberto po vuan nga shqetësimi i tendinit në rektusin e djathtë. Shërimi do vlerësohet në ditët në vijim”, shkroi klubi në komunikatë.

Ndërkohë, Barcelona dje barazoi me Levante dhe gjasat që ta mbyllin kampionatin me titullin e La Liga-s janë shumë të ulëta./Lajmi.net/