E rrahu gruan në sy të vajzës, mbetet në paraburgim prishtinasi

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar ankesën e avokatit mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, për të dyshuarin B.B.

Marketing

Sipas njoftimit të Apelit, i pandehuri B.B., po dyshohet nga ana e prokurorisë se ka kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor”, dhe “Kanosje”, pasi që me datë 28.06.2018, në Prishtinë, e kishte kanosur të dëmtuarën SH.A. dhe kishte ushtruar dhunë fizike ndaj të saj, në prezencën e vajzës së tyre 8 vjeçare, transmeton Indeksonline.

Gjykata e Apelit ka gjetur se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dispozitave te nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës.

Marketing