E shau futbollistin shqiptar, Arnautoviq kërkon falje në gjuhën shqipe

Lojtari i Austrisë që është me origjinë serbe, Marko Arnautoviq ofendoi Egzon Bejtullahin, që është me origjinë shqiptare.

Marketing

Gjatë ndeshjes së ndjeshme kundër Maqedonisë, pasi e shënoi golin Arnautoviq filloi ofendimet ndaj Bejtullahit, që e detyruan Alaban t’i mbyllte gojën me forcë.

Mirëpo në fund të ndeshjes të dy lojtarët u pajtuan mes tyre.

Por se çfarë u tha mes tyre? Është e vështirë të kuptohet, ndërsa mediat serbe raportuan se Arnautovic e ofendoi Bejtullahin me nënën shqiptare.

Arnautoviq ka reaguar përmes rrjetit social Instagram, ku tha se fjalët që i tha ishin nga emocionet e golit.

Ai i ka kërkuar falje në gjuhën shqipe futbollistit me origjinë shqiptare: “Më fal”.

“Unë nuk jam racist dhe nuk do të jem kurrë racist. Kishte një duel fjalësh nga emocionet nga të dyja krahët. Ne duhet që ta fshijmë tani atë që ndodhi dhe unë kërkoj falje për këtë. Nuk ka rëndësi se çfarë i thashë, por nuk ka të bëjë me politikën mes vendeve. Për të gjithë njerëzit që janë prekur, kërkoj falje. Le ta harrojmë këtë pasi nuk i përket futbollit”, tha Arnautoviq.