E tmerrshme, e mori nga dasma 6-vjeçaren e përdhunoi e më pas e vrau

Një burrë është filmuar duke marrë një vajzë 6-vjeçare në një rrugë të errët, përpara se të përdhunonte brutalisht e më pas ta vriste.

Marketing

Trupi i vajzës u gjet në një zonë të pyllëzuar në pasi ajo u rrëmbye nga një dasmë aty pranë, ku ishte e ftuar së bashku me prindërit.

Sipas policisë fytyra e saj ishte sakatuar dhe mendohet se është përplasur në një shkëmb të madh. Pamjet tregojnë burrin duke joshur vajzën me diçka dhe e dërgon në një rrugë të braktisur rreth orës 23:30 të mbrëmjes së të enjtes.

Burri u filmua duke u kthyer rreth orës 2:30. Kur prindërit vunë rë që vajza mungonte lajmëruan policinë. Pas kërkimit për disa orë gjetën trupin saj vetëm 500 metra larg vendit të dasmës. Policia ka arrestuar të dyshuarin në bazë të pamjeve të kamerave të rrugës dhe raportohet se ai ishte punësuar për të shërbyer në dasmë.

Policia po heton ngjarjen dhe i dyshauri po merret në pyetje për rolin e tij në krim. “Pasi e pamë vendin e krimit, është shumë e qartë se fëmija kishte pësuar një sulm seksual. Krimineli kishte përdorur një gur të madh për ta goditur në fytyrë dhe për të vrarë atë, thanë në polci.

Marketing