Edhe Kejvina në Dubai, e bën ‘nxehtë’ me foto nga plazhi

17:16 | 20 Prill 2021

Foto: Instagram

Marketing

Kejvina Kthella solli fotografi joshëse nga Dubai.

Emra të shumtë nga të famshmit tanë kanë udhëtuar drejt Dubait gjatë kësaj periudhe, shkruan lajmi.net.

Së fundi, Kejvina Kthella ka publikuar disa fotografi, me anë të të cilave la të kuptohet se edhe ajo udhëtoi në atë destinacion.

Modelja e famshme postoi disa fotografi të realizuara buzë plazhit, të cilat nuk lënë vend fare për koment.

Ajo kishte veshur një palë bikini shumëngjyrëshe, në të cilat tregoi fizikun e përsosur teksa mori pozë joshëse para aparatit.

Në njërën nga fotografitë, Kejvina pozoi e ulur në rërë, kurse komentet e ndjekësve ishin të panumërta. /Lajmi.net/