Edhe një viktimë nga gripi sezonal

Gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë një vajzë 12 vjeçe nga Shkupi, me këtë numri i viktimave nga gripi arrin në katër persona. Ndërkohë ditë më parë një 86 vjeçari nga Shkupi gjithashtu ishte viktimë e gripit sezonal.

Marketing

Raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik shpalos se pacienti ka qenë i hostpializuar në Klinikën Infektive dhe i njëjti ka qenë i prekur edhe nga ndonjë sëmundje tjetër.

Gjatë javës së shkuar janë regjistruar 3209 raste me grip dhe sëmundje të tjera të ngjashme, numër ky i cili është për 9% më i lartë krahasuar me javën e kaluar kur të prekur nga gripi kishte 2943.