Edi Rama flet pozitivisht për votën e Serbisë kundër Rusisë në OKB

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar duke e konsideruar historike, “hyrjen e Rusisë në periudhën e saj të vetmisë më të madhe”.

Marketing

Sipas tij, vota e Serbisë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin.

Kryeministri Rama përmes një statusi në Twitter kujtoi fillimisht se 141 vende ndëshkuan Rusinë me votimin e tyre në OKB, kundër agresionit ndaj Ukrainës.

Po ashtu, Rama theksoi se veç katër vende ultradiktatoriale i qëndrojnë në krah Rusisë.

Marketing