Qindra shkencëtarë rusë qohen në protestë kundër Putinit, publikojnë edhe një letër

Para pak minutash portali i gazetës gjermane FAZ (Frankfurter Allgemeine Zeitung) publikoi letrën e hapur të më shumë se 380 shkencëtarë rusë, të cilët e kanë nënshkruan brenda 24 orëve, transmeton Gazeta Metro.

Marketing

Nënshkrues janë edhe 65 anëtarë të Akademisë së Shkencave Ruse.

Në vazhdim teksti i letrës (i shqipëruar nga gjermanishtja):

Ne, shkencëtarët dhe gazetarët shkencorë rusë, bëjmë një protestë të fortë kundër akteve të luftës të nisura nga forcat e armatosura të vendit tonë në territorin e Ukrainës. Ky hap fatal do shkakton sakrifica kolosale njerëzore dhe po minon vetë themelet e sistemit të vendosur të sigurisë ndërkombëtare. Përgjegjësia për nisjen e një lufte të re në Europë i takon tërësisht Rusisë.

Nuk ka justifikime të arsyeshme për këtë luftë. Përpjekjet për të përdorur situatën në Donbas si arsye për të nisur një operacion ushtarak nuk ngjallin asnjë besim. Është shumë e qartë se Ukraina nuk përbën kërcënim për sigurinë e vendit tonë. Lufta kundër tyre është e pajustifikuar dhe padyshim e pakuptimtë.

Ukraina ishte dhe do të mbetet një vend afër nesh. Shumë prej nesh kanë të afërm, miq dhe kolegë në fushën e shkencës në Ukrainë. Etërit, gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë luftuan së bashku kundër Nacionalsocializmit. Shpallja e luftës për ambiciet gjeopolitike të udhëheqjes së Federatës Ruse, e udhëhequr nga fantazitë e dyshimta historiozofike, është një tradhti cinike e kujtesës së tyre.

Ne respektojmë shtetësinë ukrainase, e cila bazohet në institucione funksionale demokratike. Ne e shohim me mirëkuptim orientimin europian nga fqinjët tanë ukrainas. Ne jemi të bindur se të gjitha problemet në marrëdhëniet ndërmjet vendeve tona mund të zgjidhen në mënyrë paqësore.

Duke nisur luftën, Rusia e ka dënuar veten me izolim ndërkombëtar, që po precipiton në një vend të damkosur e të dëbuar.

Ky është artikulli i publikuar nga FAZ.

Marketing