Qeveria shpall Kurshumli An-in trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë

Qeveria në mbledhjen e sotme shpalli Kurshumli an-in në Shkup si trashëgimi kulturore me rëndësie të veçantë.

Marketing

Me këtë vendim me propozim të Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, mundësohet mbrojtja e Kurshumli An, i cili është ndërtuar kah mesi i shekullit ХVI dhe paraqet monument kulturor.

Vendimi mundëson ruajtjen e përhershme të Hanit në gjendje burimore, përhapjen e vlerave dhe rëndësinë e Kurshumli An-it, si dhe parandalimin e veprimeve, dukurive dhe ndikimeve me të cilat kryhet, ose mund të ndodh dëmtimi ose degradimi i këtij monumenti kulturoro-historik nga trashëgimia arkitektonike.

Marketing