Edukimi ekonomik, problem mungesa e punëtorëve të kualifikuar

Edukimi ekonomik është nevojë e domosdoshme dhe duhet filluar nga shkollat e mesme dhe në universitete, shprehet Akademiku Abdylmenaf Bexheti. Problemi më i madhë i ekonomisë sipas tij  në vendin tonë dhe të Evropës është fuqia puntore e kulifikuar. Bexheti tha se në konferencën inter- universitare që e përbëjnë 16 rekotor të vendit na vinë kritika nga sektori real nga Oda ekonomike që nuk prodhojm mjaftueshmë faktorin punë edhe përkundër se këto të fundit paguajn taksa.
“Problemin më të madhe ekonomik qe e ka vendi jonë por jo vetëm e jona, e gjithë ekonomia e Ballkanit Perendimor e gjithë ekonomia e Europës, mungesa e forcës së punës të kualifikuar, sipas kërkesave të tregut të punës, me këtë ballafaqohet Gjermani e lëre më Maqedonia. Unë një fjali dua të themë në rolin e kryetarit ose kryesuesit të konferencës inter-universitar që udhëheq 16 rektor, në nivel të Republikës së Maqedonisë dhe neve na vinë kritika nga sektori real nga Oda ekonomike, me shumë të drejt ne po paguajm taksa ju nuk na krijoni faktorin punë.”, tha Abdylmenaf Bexheti, akademik.
Kreshnik Bekteshi ministër i ekonomisë tha se do përkrah çdo inciativë për edukim ekonomik, pasi informimi dhe edukimi në kohë krizash mund ta ruajë standartin jetësor.
“Jo vetëm Republika e Maqedonisë së Veriut por edhe në kontinentin Europian, dhe global ballafaqohemi edhe me rritje të çmimeve, dhe me krizën energjitike dhe është shumë me rëndësi duke filluar nga amvisrit nga familjet tona apo në nivele më të larta, që të kemi informata më shumë më ballafaqimin me kriza me të vetmin qëllim, të ruajm standartin jetësor të qytetarve por edhe ajo pastaj të ndikoj me zhvillimin ekonomik të vendit. Këto inciativa do të përkrahen nga Ministria ekonomisë nga qeveria në përgjithësi për edukimin e masës në përgjithësi.”, tha ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Këto komente Bekteshi dhe Bexheti i bënë në konferencën EconLit me temë  “Edukimi ekonomik. Shkathtësia e nevojshme e shekullit 21”.
Marketing