Egzistojnë 5 faza të dashurisë, vetëm çiftet e forta mund të kalojnë fazën e 3

Ekspertët besojnë se të gjitha çiftet kalojnë në disa faza të veçanta dhe njëra prej tyre është shumë e vështirë.

Marketing

Në këtë artikull i shikojmë këto faza dhe se si duhet të përgatiteni për një lidhje të fortë.

Faza e parë: Dashuri e re

Ju sapo keni takuar dikë të ri dhe shumë special dhe çdo gjë në fillim është sikur të shkoni në muaj të mjaltit. Ju keni flutura në barkë sa herë që e shihni, çdo prekje është elektrike dhe puthjet të pafundme. E shikoni telefonin çdo minutë për të parë nëse ju ka shkruar. Thellë edhe ju e dini që duket budallallëk por kujt i intereson. Me sa duket, keni rënë në dashuri, raporton “Bright Side”.

Faza e dytë: Mësoheni me njëri tjetrin.

Ju tani ndjeni se kjo është mjaft serioze dhe gati për t’iu përkushtuar atij personi. Ju mund edhe të filloni të bashkëjetoni prej nga aty e shihni se jeta e lidhjes nuk është vetëm kënaqësi. Ju ende dëshironi të shpenzoni sa më shumë kohë së bashku, kujdeseni më shumë për njeri tjetrin, ndani çdo moment dhe ndjenjë me ta.

Kështu rutina fillon ta kontaminojë euforinë.

Faze e tretë: Rutina dhe zhgënjimi zënë vend në lidhjen tuaj

Ju ende keni ndjenja të forta për partnerin/partnerën tuaj, por diçka ju duke ndryshe. Ju nuk ndjeni aq të entuziasmuar sa jeni ndjer në fillim. Çdo ditë keni punë dhe përgjegjësi dhe çdo ditë filloni të ndjeheni sikur keni rënë në gracë të kësaj rutine dhe filloni të mendoni se a e keni bërë zgjidhjen tuaj.

Faza e katërt: Stabiliteti

Në këtë fazë, ju ndjeheni shumë të sigurt për lidhjen tuaj. Tani, ju e shikoni dhe e dashuroni personin për atë që me të vërtet janë. Tani faza e dyshimit ka përfunduar. Tani edhe mësoni që t’i jepni njëri tjetrit hapësirë, kuptoni më shumë gjëra për njëri tjetrin si çka pëlqejnë dhe çka jo, hobitë, shprehitë dhe është në rregull nëse nuk duhet patjetër të jeni “shpirta binjakë”.

Faza e pestë: Përkushtimi

Nëse keni arritur deri në këtë fazë URIME. Lidhja juaj për shumë shanse do të zgjasë përgjithmonë. Tashmë nuk ju mungojnë fazat e para romantike me njëri tjetrin, sepse tash jeni shumë rehat me lidhjen tuaj dhe se deri ku keni arritur dhe as nuk mund ta imagjinoni që të ndryshojë. Gjithashtu mësoni se ne jemi të gjithë perfekt edhe me disa jo përfektshmërit tona.

Marketing