Einxhel zbulon se me kë e kaloi natën pasi doli nga Big Brother

Einxhel Shkira ishte një ndër katër finalistët e edicionit të parë të Big Brother VIP.

Marketing

Ndërsa, sot (e shtunë) prezantuesja e njohur ka bërë postimet e para në llogarinë e saj në Instagram pasi për javë të tëra ishte larg medieve sociale.

Einxhel postoi disa foto ku shihet në shtrat dhe përkrah saj shihet i dashuri i saj dhe ish-banori, DJ Dagz.

Çifti që filluan lidhjen gjatë kohës sa ishin pjesë e shtëpisë së famshme, natën e parë pas përfundimit të spektaklit e kanë kaluar së bashku.

Në njërën nga imazhet, Shkira shihet dorë për dore me të teksa shkruan: Është zakon dhe më pëlqen.