Ballina Aktuale Ekonomia stagnon por bursa shënon qarkullim më të lartë

Ekonomia stagnon por bursa shënon qarkullim më të lartë

Derisa ekonomia vendore thuajse stagnon, disa kompani vendore realizojnë të ardhura dhe profite. Të dhënat nga Bursa e Maqedonisë tregojnë se nga fillimi i vitit, qarkullimi në bursë është rritur për tre herë e gjysmë ndërsa indeksi MBI-i 10 kompanive me renditje më të mirë, për 24%. Nga 101 kompanitë që renditen në Bursën e Maqedonisë, 67 kanë realizuar fitim ndërsa 34 kanë punuar me humbje. Profit më të lartë kanë realizuar bankat ndërsa humbja më e madhe është vërejtur në industri.

Marketing

Rënie në ndërtimtari të cilën e regjistroi edhe statistika, kanë pësuar edhe kompanitë ndërtimore të cilat në pesë muajt e parë kanë punuar me humbje. Ndërsa në industri, 21 kompani që renditen në bursë, kanë punuar me humbje ndërsa 20 kanë realizuar rezultate pozitive. Me sukses kanë punuar kompanitë e sigurimeve si dhe ato bujqësore.

Me të ardhura të larta mund të lëvdohen kompanitë tregtare dhe farmaceutike. Por, të dhënat e këtilla, sipas ekspertëve, nuk përputhen me lëvizjet në ekonomi. Ish ministri i financave, Nikolla Popovski, në një intervistë për emisionin “360 gradë” është shprehur se është e paqartë se si për një vit Bursa ka rritje fantastike ndërsa ekonomia stagnon.

Bursa nuk mund të rritet 38%, kjo është vlera e kompanive në treg të themi, ndërsa ato nuk lëvrojnë vlerë të shtuar plotësuese. Atëherë, si rritet vlera e tyre? – tha Nikolla Popovski, ish ministër i financave.

Popovski është optimist se zgjidhja e dallimeve rreth emrit do të zhbllokoj depërtimin drejt BE-së dhe NATO-s dhe do ta shndërrojë Bursën e Maqedonisë në investim të dëshiruar. Në pesë muajt e parë të vitit, në Bursë kanë qarkulluar 95 milionë euro. Dominojnë investitorët vendorë ndërsa ata të huajt marrin pjesë me vetëm 0,6%.

Marketing
Exit mobile version