Elezi: Po thellohet bashkëpunimi me Bankën Botërore

Në ministrinë e financave dje u zhvillua takim pune me përfaqësuse të Bankës Botërore dhe ministrave të Qeverise. Bashkëpunimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bankën Botërore do të thellohet dhe në periudhën e ardhshme, u potencua në takimin që patën me Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore, Kun Davidson i cili është në një vizitë dy ditore në vend.

Marketing

Bashkëpunimi do të përqendrohet në vazhdimin e zbatimit të projekteve si dhe në fillimin e zbatimit të projekteve të reja të parashikuara në Kornizën e re të Partneritetit 2019-2023. Partneriteti i vendit tonë me Bankën Botërore ka qenë në fuqi që nga viti 1993 dhe projektet janë financuar mbi 2 miliardë dollarë deri tani. Në katër vitet e ardhshme, Banka Botërore do t’i vë në dispozicion vendit tonë rreth 400 milionë dollarë, kështu potencoi zv.ministrja e financave Dr. Shiret Elezi.

Në takimin e mbajtur në Ministrinë e Financave, përveç ministrit Tevdovski, zv.ministres Elezi morën pjesë dhe ministrat e shëndetësise Venko Filipçe, transport dhe lidhje Goran Sugareski, bujqësi, pylltari dhe menaxhim të ujërave Ljupço Nikolovski, për arsim dhe shkencë Arbër Ademi, i ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe shef i kabinetit të ministres për punë dhe politikë sociale.

“Me strategjinë e re për periudhën 2019-2023, do të investohen fonde të konsiderueshme për të përmirësuar konkurrueshmërinë e ekonomisë në vendin tonë dhe për të arritur një rritje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Kjo mund të arrihet përmes investimeve në infrastrukturë, përmirësimit të aftësisë konkurruese të sektorit privat, mbrojtjes së kategorive më të prekshme, investimit në kapitalin njerëzor, si dhe forcimit të institucioneve dhe qëndrueshmërisë së financave publike, Këto janë projekte në shumë fusha, siç janë transporti dhe komunikacioni, shëndetësia, mbrojtja sociale, punët dhe çështjet sociale, shoqëria e informacionit dhe administrata, arsimi dhe shkenca, mjedisi, financat dhe bujqësia”, vlerëson kështu Elezi.

Drejtori Ekzekutiv i Bankës Botërore David Davies tha se do të punojë me përkushtim për të arritur qëllimet e përcaktuara. Ai shtoi se vendi ynë është një shembull se si zgjidhja e çështjeve politike mund të hapë proceset e anëtarësimit në NATO dhe të fillojë negociatat me Bashkimin Europian dhe se kjo do të kontribuojë në përparimin ekonomik të vendit.

Ministri i financave është nikoqir për drejtorin ekzekutiv Davidson, i cili përfaqëson vendin në Bankën Botërore së bashku me Armeninë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Qipron, Gjeorgjinë, Izraelin, Moldavinë, Malin e Zi, Holandën, Rumaninë dhe Ukrainën. Davidson ka qenë në detyrë që nga nëntori 2018, kur ai erdhi në Frank Hemskirk.

Marketing