Eliminohet ‘Apashi’, vrasje mafioze në Greqi

Kalithea në Greqi është tronditur nga një vrasje mafioze mëngjesin e sotëm, ku i vrarë ka mbetur Evangelos Pallis.

Marketing

Sipas mediave greke Evangelos Pallis apo i njohur ndryshe si ‘Apashi’ është dënuar të paktën dy herë për vrasje dhe që ka luajtur një rol të rëndësishëm në kryengritjet në burgjet greke gjatë viteve 2000.

Me tej mediat greke shkruajnë se “Apashi” njihet si personazh që merrte porosi për vrasje me pagesë të emrave të njohur të krimit në Greqi.

Trupi i ‘Apashit’ është gjetur i mbuluar në gjak nga kalimtarë të rastit, ndërsa thuhet se ai u eliminua nga persona të maskuar të cilët ende nuk janë identifikuar.