Embargo ndaj furnizimeve ruse,Kancelari gjerman:Do ishte shkatërruese për Evropën

Kancelari gjerman Olaf Scholz iu drejtua parlamentit gjerman, Bundestag për të adresuar sfidat e reja të qeverisë së tij pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Marketing

Gjatë fjalimit para ligjvënësve gjermanë Scholz deklaroi se nëse Europa i jep fund varësisë së saj energjetike nga Rusia, në mënyrë të menjëhershme kjo do të rrezikonte qindra mijëra vende pune dhe do të godiste shumë sektorë të ekonomisë.

Ai paralajmëroi gjithashtu se sugjerimet për një embargo të menjëhershme ndaj furnizimeve ruse të energjisë duhet të hidhen poshtë pasi ndikimi në Evropë do të ishte shkatërrues.

Scholz deklaroi se Gjermania është në proces për t’u bërë e pavarur nga burimet ruse të energjisë.”Që ta bësh këtë nga një ditë në tjetrën do ta shtynte vendin tonë dhe të gjithë Evropën në një reçesion”-vijoi ai.

Ai paralajmëroi se “të gjitha industritë do të ishin në prag të kolapsit” dhe se sanksionet ekzistuese anti-ruse tashmë po i godasin rëndë qytetarët gjermanë.

Marketing