Ajo është ndër modelet më të suksesshme shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Modelja shqiptare Emina Çunmulaj po shijon titullin e nënës deri në maksimum, teksa po rritë dy vajzat e saj, bashkë me bashkëshortin, shkruan Kosovarja.

Ajo para dy muajve sjelli në jetë edhe fëmijën dytë, vajzën e quajtur Mia, një bebe e lezetshme e cila shihet pothuajse në çdo foto që modelja publikon.
Emina është mjaft aktive në Instagram, aty ku poston imazhe të shumta nga jeta familjare.
“Ndjenja më e mirë”, e ka përshkruar ajo fotografinë e fundit, ku shihet Mia e vogël teksa fle në kraharorin e nënës, një foto e lezetshme, që çdo nënë e përjeton me shumë dashuri.
Ndërkaq, Emina u komentua edhe për trupin e saj, ku menjëherë pas lindjes ajo arriti ti rikthejë linjat seksi pa problem.
