Empoli “trondit” Napolin, Sassuolo “gjunjëzon” Lazion

Serie A pasdite dhuroi emocione. Sassuolo ia doli të mundë 2-1 Lazion me përmbysje. Të parët që shënuan ishin lacialët me Zaccagni pas 6 minutash lojë. Vendasit nga Reggio Emilia do vendosnin barazpeshën me Berardin, pas një ore loje. I dyti mban firmën e Raspadorit, i cili dërgon topin pas shpinës së Strakoshës në të 69-tën. Kjo disfatë komplikon akoma më shumë gjërat për ekipin nga kryeqyteti.

Marketing

Napoli i Amir Rrahmanit befasohet nga Empoli i Bajramit dhe Ismajlit. Sfida përfundoi 0-1 dhe u vulos nga Cutrone, në të 71-tën. Skuadra e Spalletit është e katërta në rënditje, duke marrë kështu humbjen e dytë në 5 javët e fundit.

Marketing