Çmenduri në La Liga, Osasuna “i rrëmben” barazimin në fund Barcelonës

Një ndeshje më të vërtetë e çmendur ishte ajo mes Osasunas dhe Barcelonës, e mbyllur 2-2. Gjithçka u duk se do ishte e thjeshtë pas golit të Nicos në minutën e 12-të për katalanasit, por në të 14-tën barazoi Garcia.

Marketing

Skuadra e Xavit rigjen avantazhin sapo fillon e dyta me Ezzalzouli. Atëherë kur sfida po shkonte drejt fundit, Barcelona pëson golin e barazimit.Avila goditi saktë në minutën e 86-të, duke mposhtur portierin kundërshtar.

Ekipi nga Katalonja është e teta me 24 pikë, ndërsa Osasuna është e 10-ta me 22 pikë. La liga luan në darkë ndeshjen mes Real Madrid dhe Atletico Madrid.