Tornadot në Amerikë, si ishin dhe si janë sot vendet e goditura

Pamjet e tornadove që kanë goditur disa shtete në SHBA kanë bërë xhiron e botës, për pasojat pothuajse apokaliptike në qendrat e banuara që ndodheshin ne trajektoren e tyre.

Marketing

Qendra më e goditur ka qenë Mayfield në Kentaki, ku jo vetëm janë shkatërruar tërësisht pothuajse të gjithë banesat ku kalonin tornadot, por kanë pësuar shembje edhe ndërtesat më të forta, si Gjykata, kisha etj., kambanari simbol i qytetit dhe godina të tjera të rëndësishme.

Sipas guvernatorit të Kentakit, andy Beshear, bilanci i viktimave deri me tani arrin ne 70 persona, por mund të kalojnë 100 të tillë në fund.

Me shumë se 20 tornado janë shfaqur duke filluar nga e premtja në shtetet e Kentakit, Misisipit, Ilinois dhe Arkanso.

Marketing