‘Emri’, Partia Popullore Evropiane bën thirrje për konstruktivitet nga të dyja palët

Partia Popullore Evropiane (PPE) u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira në procesin e emrit që të demonstrojnë konstruktivitet.

Marketing

Mirëpresim marrëveshjen e arritur midis dy qeverive në Athinë dhe Shkup, duke punuar në gjetjen e zgjidhjes e kontestit bilateral, thuhet në kumtesë.

PPE shpreson që procesi i zbatimit të realizohet pa pengesa nga të dyja palët, që do të hapë rrugën për hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe mundësinë për të filluar negociatat me BE.

“Ky është një moment kyç për Shkupin dhe besojmë se të gjitha partitë politike duhet të përpiqen për sjellje pozitive dhe konstruktive për ndërtimin e së ardhmes evropiane të vendit”, theksojnë demokratët evropianë.

Marketing