Ende nuk janë gjetur vajzat nga Shkupi, Anisa dhe Melisa

MARSEILLE, FRANCE - FEBRUARY 26: Kylian Mbappe #7 of Paris Saint-Germain reacts during the Ligue 1 match between Olympique Marseille and Paris Saint-Germain at Orange Velodrome on February 26, 2023 in Marseille, France. (Photo by Xavier Laine/Getty Images)

Kylian Mbappe bindet çdo ditë e më shumë se për të fituar tituj të rëndësishëm në nivel klubesh, duhet të largohet nga PSG dhe të veshë fanellën e bardhë të Real Madrid. Sulmuesi ka njoftuar të gjithë rrjetin e personave pranë tij se në verën e vitit 2024 do të jetë pjesë e Los Blancos, nga ku synon të nisë një cikël të ngjashëm me atë që ndoqi idhulli i tij në Santiago Bernabeu, Cristiano Ronaldo.

Marketing

Në ditët e ardhshme, Mbappe dhe përfaqësuesit e tij do të takohen me drejtuesit e Parisit për t’i bërë të ditur objektivin, ndërsa 24-vjeçari do të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm në Francë dhe më pas mund të përdorë klauzolën në kontratë e cila e liron nga çdo detyrim nëse klubi francez nuk fiton Champions League. Por, edhe në rast triumfi në Europë, me kontratën që i përfundon në vitin 2025 dhe pa dëshirën për të rinovuar, Mbappe pritet ta përfundojë aventurën pariziene një vit më herët dhe më pas të niset për Madrid.

Nga ana tjetër, klubi madrilen vijon të mbetet neutral dhe nuk po merr pjesë në tratativat për të ardhmen e Mbappe, me spanjollët që ende janë të nervozuar mbi zgjedhjen e Kampionit të Botës për të rinovuar me PSG kur iu ishte premtuar atyre. Megjithatë, koha është ilaçi më i mirë dhe nervat pritet të jenë zbutur në vitin 2024, me Mbappe dhe Real Madrid që duken të destinuar për të përfunduar së bashku.