Epokë e re në lidhje me vaksinimin kundër COVID-19

Bota shkencore i kushtoi pothuajse të gjithë kohën e saj mposhtjes së COVID-19.

Marketing

Në këtë kontekst u zhvilluan shumë vaksina të cilat tani për tani janë arma më e fuqishme që kemi kundër virusit.

LEXO EDHE:Hidrogjeni: Lufta e Tretë Botërore sapo ka filluar

Por së fundmi Anglia e cila shfaqet si një nga pikat qendorore të epidemisë në Evropë, ka njoftuar planin e saj të ri të vaksinimit.

Nadhim Zahawi, i cili për një periudhë ishte përgjegjës për monitorimin dhe kontrollin e proceseve të shpërndarjes së vaksinës COVID-19 dhe aktualisht është ministër i Arsimit, njoftoi se po planifikohet të bëhet çdo vit një vaksinë suplementare kundër COVID-19 për të luftuar variantet e reja.

Duke folur për gazetën britanike The Sun, Zahawi tha: “Plani ynë është të kalojmë nga pandemia në endemike dhe të bëhemi ekonomia e parë e madhe me një program vjetor vaksinimi”.

Ky hap i Britanisë së Madhe është në përputhje me deklaratat e Ugur Sahin dhe Ozlem Tureci, bashkëthemeluesit e BioNTech, që zhvilloi vaksinën anti-covid të cilët së fundmi folën për të ardhmën e virusit dhe vaksinave.

Turec është shprehur ditë më parë:

” Sigurisht që do të merremi me virusin edhe për disa vite’ duke nënvizuar se COVID-19 mund të kthehet në një virus ku disa grupe të popullsisë ju duhet të vaksinohen çdo vit ose çdo dy vjet.

Kur Sahin u pyet nëse po punojnë për vaksinës e gjeneratës së ardhshme kundër mutacioneve të virusit, ai u shpreh:

”Po ne aktualisht po testojmë varianetet e vaksinave në një grup relativisht të vogël vullnetarësh’ duke shtuar:

“Një studim mbi variantin beta të Afrikës së Jugut është pothuajse i përfunduar dhe ka një studim të vazhdueshëm mbi variantin delta kryesisht për të mbledhur të dhëna.”

Duke thënë se nuk ka nevojë të ndryshohet vaksina për momentin, Şahin tha:

“Ne duam të tregojmë se mund të prodhojmë vaksina të reja dhe t’i testojmë ato klinikisht për të treguar se janë po aq të sigurta sa vaksinat që përdorim aktualisht’.

Nga ana tjetër, është përcaktuar vaksina më efektive kundër virusit.

Studimi, i financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit i SHBA (NIH), u fokusua në 3 vaksina të përdorura në vend, Pfizer, Moderna dhe Johnson & Johnson (J&J).

Brenda qëllimit të studimit, u përcaktua se cila vaksinë ishte më efektive kur administrohej si një dozë përforcuese.

Prandaj, në subjektet e vaksinuar fillimisht me J&J, nivelet e antitrupave u rritën 4 herë pas një përforcuesi J&J, 35 herë pas përforcuesit të vaksinës Pfizer dhe 76 herë pas përforcuesit të vaksinës Moderna.